Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë mbërritur në Kiev, me synim për të udhëtuar më pas drejt Zaporizhzhias, raportoi BBC-ja të martën.
Ekspertët e fushës së sigurisë bërthamore do ta vizitojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhias, që aktualisht është i pushtuar nga trupat ruse.
Inspektimi, siç është thënë nga autoritetet ukrainase, do të bëhet për të parë nëse centrali është i ekspozuar ndaj një rreziku pas luftimeve të ashpra aty pranë.
Udhëtimi drejt këtij rajoni pritet të ndodhë këtë javë, e në krye të misionit është kreu Raphael Grossi.
Luftimet e ashpra në Zaporizhzhia mes trupave ukrainase dhe ruse u tha se mund të shkaktonin rrezikimin e banorëve nëpërmjet rrezatimit radioaktiv.
BBC-ja shkroi ditë më parë se në rast të një avarie në central, Ukraina dhe një pjesë e Rusisë do të “mbuloheshin” nga retë radioaktive.
-
Ukraina akuzon Rusinë për dronë dhe raketa afër centralit bërthamor të Çernobilit
-
Ekspertët e BE-së në Ukrainë për të kontrolluar tubacionin Druzhba
-
Vizitë e fshehtë e shefit të NATO-s në Ukrainë
-
1 shkurti – rundi i ardhshëm i bisedimeve për paqen në Ukrainë
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore