Tre analistë të kontaktuar nga BBC-ja kanë identifikuar imazhe të një droni kryesisht të paprekur në një fushë afër fshatit lindor polak Czosnówka, si një Gerbera, një mjet ajror pa pilot (UAV) shumëfunksional dhe i përdorur gjerësisht nga Rusia, si karrem për të shpërqendruar sistemet e mbrojtjes ajrore gjatë sulmeve në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
Zyrtarët polakë kanë thënë mëngjesin e së mërkurës se 19 dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës.
Justin Crump, shef ekzekutiv i kompanisë Sibylline, ka thënë se Gerbera është "një mënyrë e lirë për të rritur aftësinë e dronëve të tjerë".
Ai ka thënë se Moska zakonisht e përdor atë në lidhje me dronët Shahed/Geran-2 kur nis sulme ndaj trupave dhe qyteteve ukrainase.
Ndërkohë, Justin Bronk - një analist i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (Rusi) i ka thënë BBC-së se dronët kanë mbetur kryesisht të paprekur pasi ka të ngjarë t’u mbarojë karburantin pasi lëvizin në një distancë të konsiderueshme, në vend që të qëllohen nga mbrojtja ajrore polake ose aleatët e NATO-s
Të dy analistët thonë se shkalla e inkursionit lë të kuptohet se me siguri bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm nga ana e Rusisë.
Polonia rrëzon dronët rusë, shteti i parë i NATO-s që hap zjarr gjatë luftës në Ukrainë
Polonia ka aktivizuar mbrojtjen e saj ajrore dhe të NATO-s për të rrëzuar dronë në hapësirën...-
Shqetësimi i Evropës nga dronët misteriozë mbi aeroporte
-
Publikohen pamje të një droni rus të rrëzuar në Poloni
-
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
-
Si po godasin dronët ukrainas linjat jetike të furnizimit rus
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë