Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të arrijnë në Kinë këtë javë për të hetuar origjinën e pandemisë me COVID-19, ka thënë qeveria kineze të hënën.
Ekspertët do të arrijnë të enjten dhe do të takohen me homologët kinezë, Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Nuk është bërë e qartë nëse ekspertët do të udhëtojnë për në Ëuhan, ku virusi është identifikuar së pari.
Negociatat për këtë vizitë ka kohë që janë në zhvillim. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur zhgënjim javën e kaluar për shtyrjen e hetimit.
Një hetim i Associated Press ka gjetur se qeveria e Kinës në mënyrë strikte ka kontrolluar të gjitha studimet për origjinën e virusit, ndërsa media shtetërore ka ngritur teori që sugjerojnë se COVID-19 mund të kenë origjinën diku tjetër.
-
Ekipi i OBSH-së në Kinë del nga karantina, do të nisë hetimet në terren për origjinën e COVID-19
-
Arrin në Kinë ekipi i OBSH-së që do ta hetojë origjinën e koronavirusit
-
OBSH-ja i kërkon Kinës t’i ndajë të dhënat për COVID-in
-
“Helmi politik” që krijoi kërkimi i origjinës së COVID-19
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat me origjinën e COVID-19