Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të dalë nga karantina dhe do të fillojë hulumtimin në terren për origjinën e koronavirusit në qytetin kinez Wuhan, raporton BBC.
Shkencëtarët do të intervistojnë njerëzit nga institutet hulumtuese, spitalet dhe tregu i kafshëve ku ishte përmendur si burim i nisjes së pandemisë COVID-19.
Hulumtimi i tyre do të varet nga dëshmitë që ofrohen nga zyrtarët kinezë.
Ekipi i OBSH-së është në Kinë pas disa muajve negociata mes OBSH-së dhe Pekinit.
Ekipi me të arritur në Kinë është dashur të karantinohen për dy javë.
“Sytë e botës janë të përqendruara në këtë, opinioni i botës është i përqendruar në këtë”, ka thënë virologia holandeze Marion Koopmans për CNN.
COVID-19 së pari u zbulua në Wuhan në fund të vitit 2019, por Kina ka thënë me muaj se nuk është e nevojshme të dihet se nga e ka origjinën virusi.