Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekonomia e Japonisë u rrit përtej parashikimeve para Olimpiadës

Japonia është tërhequr më shpejt sesa është parashikuar nga rënia ekonomike, e nxitur nga pandemia e koronavirusit, në prag të Lojërave Olimpike të Tokios.

Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia e tretë më e madhe në botë është rritur dy herë më shumë sesa është parashikuar në periudhën prill-qershor.

Mirëpo analistët kanë paralajmëruar se rritja do të jetë modeste këtë çerek, pasi gjendja e jashtëzakonshme është rikthyer për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë, të dhënat e reja tregojnë se rimëkëmbja ekonomike e vendit fqinj, Kinës, është duke humbur ritmin.

Prodhimi dhe shitjet me pakicë në Kinë është thënë se kanë pësuar rritje më të ngadalshme sesa pritej muajin e kaluar, krahasuar me një vit më parë.

Edhe Japonia përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike në histori Botë Japonia përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike në histori

Megjithatë, rimëkëmbja ekonomike në Japoni konsiderohet më e ngadalshme se ajo në ekonomitë e avancuara sikurse Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2020, ekonomia japoneze ka pësuar tkurrje me më shumë se 4.8 për qind, njëherësh tkurrja e saj e parë në më shumë se një dekadë.