Botë

Ekipi i Trumpit, pa fakte për fletëvotimet e dyshimta

Ekipi i presidentit amerikan Donald Trump ka vazhduar betejën gjyqësore për rezultatet e 3 nëntorit, por nuk i ka ndalur edhe gënjeshtrat në shumë raste të kontestuara.

Gjykata Supreme ka rrëzuar kërkesat për ndaljen e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, në shumicën e rasteve të ngritura nga Trumpi me ekipin e tij.

Në fillim të nëntorit betejën e ka vazhduar në Teksas, por ka thënë shumë të pavërteta.

Sipas një padie të republikanëve, vëzhguesit e zgjedhjeve nuk janë lejuar të hyjnë në qendrat e votimit ani pse kishin urdhër gjykate për të marrë pjesë në numërim.

E vërteta është se nuk ka asnjë provë që mbështet qëndrimet e republikanëve.

Në disa raste vëzhguesit e zgjedhjeve nuk i kanë kuptuar rregullat, por vëzhguesit e regjistruar janë lejuar në qendrat e numërimit të votave.

Ndërkaq një prej gënjeshtrave më të mëdha republikanët e kanë thënë për valixhet e mbushura me vota, të cilat janë nxjerrë nën tavolinë. Republikanët e kanë prezantuar një video në lidhje me këtë rast, por autoritetet pas analizës së saj kanë thënë se rasti ka ndodhur në Georgia. Qendra e numërimit të votave ka konfirmuar se videoja është e vërtetë, por zyrtarët kanë thënë se është proces normal dhe jo manipulim me vota.

Ani pse vëzhguesit e zgjedhjeve nuk ishin të pranishëm, nuk ka pasur asnjë njoftim se ata duhej të largoheshin nga zyra.

Udhëheqësit e qendrës së votimit në Georgia kanë thënë se ato nuk kanë qenë valixhe, por shporta të votimeve.

Këto shporta janë përdorur për të mbledhur të gjitha fletëvotimet dhe pas hetimeve nuk është gjetur asnjë e jashtëligjshme.