Botë

Egjipti shkatërron 4 tunele në kufi me Gazën

Sipas një zëdhënësi ushtarak, ushtria egjiptiane ka shkatërruar katër tunele ndërkufitare që lidhin Gadishullin e Sinait të Egjiptit me Rripin e bllokuar të Gazës.

Në një deklaratë të postuar në rrjetin social Facebook, koloneli i ushtrisë Tamer al-Rifai, tha se rojet kufitare kishin shkatërruar hapjet e katër tuneleve nëntokësore përgjatë vijës kufitare në Sinain verior, në gjysmën e parë të këtij viti.

Al-Rifai tha se gjithsej 187 emigrantë të paligjshëm të shtetësive të ndryshme janë arrestuar gjatë të njëjtës periudhë.

Për shkak të një bllokade të gjatë prej një dekade nga Izraeli, rreth 2 milionë banorë të Rripit të Gazës duhet të mbështeten në një rrjet të sofistikuar tunelesh ndërkufitare për të importuar mallra bazë, përfshirë ushqimin, karburantin dhe medikamentet mjekësore.

Që nga grushti ushtarak në Egjipt në vitin 2013 kundër presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, autoritetet egjiptiane kanë kryer shumë goditje ndaj rrjetit të tunelit ndërkufitar.

Goditja vjen mes sulmeve militante në rritje në Gadishullin e Sinait, i cili ndan kufirin me Rripin e Gazës dhe Izraelin.