Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje Hisham al-Ashmawy, ish-oficer i forcave speciale i shndërruar në militant dhe 36 persona të tjerë, pasi u dënuan për akuza të terrorizmit.
Ashmawy ishte kapur në qytetin libian Derna, në vitin 2018 dhe ishte dorëzuar në Egjipt majin e vitit të kaluar.
Ai është dënuar për disa akuza përfshirë edhe planifikimin e sulmit të vitit 2014, ku u vranë 22 ushtarë pranë kufirit me Libinë dhe për përfshirjen e tij në tentim-vrasjen e ish-ministrit egjiptian të Brendshëm, u tha në një deklaratë të ushtrisë së Egjiptit.
Ashmawy ka udhëhequr grupi Ansar Bayt al-Maqdis, që konsiderohet grupi më aktiv i militantëve në Egjipt, para se të shpallte besnikërinë e tij për grupin militant Shteti Islamik në vitin 2014.
Të 36 personat e tjerë që kanë gjykuar së bashku me Ashmawy po ashtu janë dënuar nën akuza për terrorizëm.
Edhe
Gjashtë të akuzuar për terrorizëm dënohen me vdekje në Egjipt
Sipas ligjeve në Egjipt, ky vendim i është referuar Myftiut të Madh të vendit, pasi ai vendos për çdo dënim kapital.
Seanca e re për konfirmimin e vendit është caktuar më 2 mars, pasi Myftiu i Egjiptit të japë mendimin e tij./ REL