Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes në Rusi, gjenerali Genadi Zhidko, i cili shërbeu si komandant i grupit ushtarak rus në Ukrainë, ka vdekur në Moskë në moshën 58-vjeçare. Ai e kishte mbajtur këtë detyrë nga maji deri në korrik të vitit 2022. Zyrtarët e Kremlinit deklarojnë se vdekja e gjeneralit ishte rezultat i një sëmundje të zgjatur.
Në vitin 2016, Zhidko drejtoi stafin e grupit të ushtrisë ruse në Siri. Dy vjet më vonë, ai u bë komandant i Qarkut Ushtarak Lindor. Ai shërbeu si zëvendësministër i Mbrojtjes nga viti 2021 deri në largimin e tij nga posti në fund të korrikut 2022, që përkon me përfundimin e komandës së tij mbi forcat pushtuese ruse në Ukrainë. Më pas, Zhidko përsëri mori përsipër Qarkun Ushtarak Lindor deri në tetor të të njëjtit vit.
Vdekja e gjeneralit Zhidko është e fundit në një seri vdekjesh të papritura të individëve të lidhur me ushtrinë ruse, industrinë e armëve, shërbimet e inteligjencës ose sektorët e teknologjisë së lartë. Raportime për ngjarje të tilla janë shfaqur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.
Që atëherë, shumë individë të lidhur me industrinë e naftës, transportit, ushtrisë apo teknologjisë kanë vdekur në rrethana misterioze
-
Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë
-
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
-
Pse vrasja e gjeneralit Gudkov është humbje e madhe për Rusinë?
-
Ukraina vret zëvendëskryetarin e marinës ruse, Mikhail Gudkov
-
Një gjeneral tjetër rus vdiq nga mina