Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe Dhoma e Ulët miraton shtyrjen e Brexit

Londër, 9 prill – Edhe Dhoma e Ulët, pas asaj të Lordëve, miratoi ligjin që e detyron kryeministren britanike, Theresa May të kërkojë shtyrjen e Brexit përtej 12 prillit, datë në të cilën Londra duhet të largohet nga BE pa marrëveshje, raportoi shtypi britanik.

Përveç kësaj parlamenti, pas nënshkrimit të mbretëreshës Elizabeth, orët e ardhshme, tani ka fuqinë për të bërë ndryshime të detyrueshme ligjore si ai mbi zgjatjen e shtyrjes së kërkesës së kryeministres tek BE, e cila për momentin duhet të presë deri më 30 qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo