Mbretëria e Bashkuara ka njoftuar se do të ndalojë laptopët dhe pajisjet e tjera elektronike gjatë fluturimeve të caktuara të pasagjerëve, lëvizje e cila është e ngjashme me atë të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fluturimet nga 10 aeroporte në tetë shtete me shumicë myslimane janë subjekt i ndryshimeve të tilla nga SHBA-të. Zyrtarët amerikanë thonë se bombat mund të fshihen në objekte të tilla.
Korrespondenti i BBC-së, siç transmeton oranews, tha se një masë e tllë nga Mbretëria e Bashkuar është “padyshim pjesë e veprimit të koordinuar me SHBA-të”. Përpjekja për rrëzimin e një avioni në Somali vitin e kaluar lidhet me një laptop dhe duket se masat e sigurisë synojnë për të ndaluar incidente të ngjashme, shkruan BBC.
Telefonat celular janë përjashtuar nga rregullat e reja, ndërsa pajisjet e mëdha elektronike do të lejohen vetëm në bordin e bagazheve të kontrolluara.