Banorët austriakë të moshës 65-vjeç e lart do të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca, pavarësisht pretendimeve fillestare për mungesë të dhënash në lidhje me efikasitetin e saj midis të moshuarve, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.
Vendimi vjen vetëm pak pasi Franca zgjeroi përdorimin e vaksinës për personat midis 65 dhe 75-vjeç.
“Aktualisht, bëhet fjalë për shpejtësi dhe ne e dimë që vaksina AstraZeneca është gjithashtu efikase midis personave të moshuar”, tha për gazetarët Michael Binder, drejtori mjekësor i Shoqatës së Spitalit të Vjenës.
Gjithashtu, sot, qeveria austriake tha se një shpërthim i variantit afrikano-jugor i COVID-19 në provincën Tirol do të luftohet nëpërmjet një vaksinimi masiv./Atsh
-
Mpiksja e gjakut, Australia ngre moshën për vaksinim me “AstraZeneca”
-
Të gjithë të rriturit mund ta marrin vaksinën J&J në Gjermani
-
Italia aprovon vaksinën “AstraZeneca” për personat mbi 65 vjeç
-
Gjermania do ta aprovojë vaksinën e AstraZenecas për personat mbi 65 vjet
-
Franca kthen vendimin, aprovon vaksinën e “AstraZenecas” për personat mbi 65-vjeç