Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe 13 kamionë ndihma shkojnë në Gaza përmes Egjiptit

Trembëdhjetë kamionë me ndihma e kanë kaluar inspektimin dhe kanë hyrë në Rripin e Gazës nga Egjipti, raporton CNN.

81 kamionë të tjerë po i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë nga autoritetet izraelite, ka thënë një zyrtar egjiptian në vendkalimin kufitar Rafah.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se ndihma humanitare i ofron Izraelit “liri të rëndësishme për të vepruar në drejtim të realizimit të qëllimeve të luftës”.

“Këto janë ushqime dhe ilaçe që janë kontrolluar dhe inspektuar fizikisht nga personeli izraelit i sigurisë dhe janë dërguar përmes Egjiptit”, shtoi ai.

Numri i përgjithshëm i kamionëve që kanë kaluar në Gaza deri më tani ka arritur në 157.

Situata humanitare në Gaza është përkeqësuar sa i përket qasjes së kufizuar në ushqim, ujë, energji elektrike dhe karburant. Gjithsej 26 kamionë ndihma kaluan të hënën përmes kalimit Rafah në Gaza, tha Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe.