Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E vërteta që Rusia po e fsheh: kushte të frikshme në spitale dhe kufoma një mbi një

Pamje nga spitalet e mbipopulluara tregojnë se numri i vdekjeve në Rusi si pasojë e COVID-19 është shumë më i lartë sesa tregojnë të dhënat zyrtare.

"Gjymtyrët e trupit të pajetë rrinë varur nga një barelë në repartin e spitalit, ndërsa pacientët me koronavirus luftojnë për jetën e tyre vetëm disa metra larg. Gruaja e moshuar po merr frymë fort dhe lufta e saj e dëshpëruar për frymëmarrje dëgjohet në sfondin e një videoje nga shumë të tilla shqetësuese nga spitalet anembanë Rusisë", raportoi CNN.

Rastet me COVID-19 në Rusi besohet se janë 10-fish më të mëdha se që janë raportuar.

Videot e siguruara nga CNN-i zbulojnë kushtet e frikshme në spitalet e mbipopulluara. Disa pamje tregojnë trupa të zhveshur të pajetë të grumbulluar njëri mbi tjetrin në dyshemetë e ndyra, skena që u ngjajnë më shumë zonave të luftës sesa të spitaleve.

Rusia, që pretendon se e para ka zbuluar vaksinën anti-COVID, deri më tash ka raportuar gati dy milionë raste pozitive si dhe mbi 33.000 vdekje si pasojë e koronavirusit.

"Kështu duken netët tona, të frikshme", tha një burrë në një video, që CNN-it iu dha nga një sindikatë mjekësore e opozitës ruse. Videoja është bërë në mes të tetorit nga një anëtar i stafit të spitalit në Ulyanovsk, qytet rreth 700 km në lindje të Moskës.

Edhe Rusia regjistron numrin më të madh të rasteve ditore me koronavirus Botë Rusia regjistron numrin më të madh të rasteve ditore me koronavirus

Kjo video e tmerrshme është vetëm një nga disa që mori CNN dhe që zbulojnë kushtet e frikshme në spitalet e Rusisë.

CNN-i gjithashtu raportoi nga një spital i përkohshëm për koronavirus në Moskë me 1.300 shtretër. Shtretërit janë vendosur mbi fushën e palestrës së patinazhit, e njohur si “Pallati i Akullt”. Nga ky vend, ku CNN-it iu dha qasja për të raportuar, gjithçka ishte në rregull me kushtet dhe pacientët.