Demokrati Joe Biden mund të ketë fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, por presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij kanë vazhduar të argumentojnë se rezultatet e zgjedhjeve janë manipuluar.
Ekipi i fushatës së Trumpit ka identifikuar katër persona të vdekur, emrat e të cilëve janë shfrytëzuar për votime në Georgia.
Ekipi ka publikuar edhe emrat e të katër të vdekurve, me akuzat se janë përdorur për zgjedhjet e sivjetme.
E vërteta është se zyrtarët e zgjedhjeve i kanë mohuar akuzat e ekipit të Trumpit. Emrat e dy personave të vdekur nuk janë përdorur për zgjedhjet presidenciale të tre nëntorit.
Zyrtarët janë në dijeni edhe për dy akuza tjera të ngjashme, por deri më tani nuk kanë gjetur asnjë provë.
Qendra e numërimit të votave në Georgia ka deklaruar se pretendimet që emri i personit të vdekur është përdorur për votime nuk janë të vërteta.
Sipas qendrës, personi ishte hequr nga lista e votuesve në vitin 2003, ndërkaq një person me të njëjtin emër por që është shqiptuar ndryshe ka pasur të drejtë vote sivjet.
Edhe katër persona të tjerë që kanë vdekur janë hequr nga lista e votuesve dhe nuk janë përdorur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Shteti i Georgias e ka bërë të qartë se çdo dyshi për manipulim votash do të hetohet.
Në këtë shtet amerikan pritet të ketë rinumërim të votave për shkak të rezultatit të ngushtë mes Trumpit dhe Bidenit.
Kandidati demokrat është në epërsi prej 14 votave në shtetin e Georgias.