Numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi i ri është rritur për 97 të dielën, duke shënuar numrin më të madh të fataliteteve në një ditë të vetme.
Numri total i vdekjeve në Kinë tani është 908 – përderisa numri i të infektuarve të rinj është stabilizuar.
Në Kinë, 40171 njerëz janë infektuar derisa 187 mijë të tjerë janë nën mbikëqyrje mjekësore.
Sipas të dhënave në Kinë, 3281 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.
Të hënën, miliona njerëz kthehen në punë pas pushimeve për Vitin e Ri që u zgjatën nga 31 janari për të shmangur shpërndarjen e mëtejme të virusit.
Edhe
Shkon në 80 numri i të vdekurve nga koronavirusi, Kina vazhdon pushimet
Në fundjavë, numri i vdekjeve tejkaloi edhe epideminë Sars që më 2003 kishte mbytur 774 persona në të gjithë botën.
Të shtunën, Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se Kina është duke u stabilizuar, por kishte paralajmëruar se ishte herët që të thuhej se virusi ka arritur pikun e tij.