Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dyshohet për të shtëna me armë në një shkollë në Gjermani

policia

Policia në shtetin gjerman të Rhein-Westphalia-s së Veriut ishte në kërkim të një të dyshuari pasi mori njoftime se një person kishte qëlluar në ajër pranë një shkolle në Siegburg.

Zëdhënësi, Christoph Giles, ka bërë të ditur se dëshmitarët i kishin thënë policisë se kishin parë një person me “armë me tytë të gjatë” kur të shtënat ndodhën atë mëngjes.

Ai shpjegoi se policia “ka hasur në disa persona që përputhen me përshkrimin e autorit të dhënë nga dëshmitarët”.

Helikopterët ishin vendosur për të ndihmuar në kërkim, raportuan mediat e huaja. Giles ka thënë gjithashtu se municione e fishekzjarrë janë sekuestruar.