Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dyshohet për disa të vrarë në përplasjet e karteleve të drogës në Meksikë

Meksikanët janë tronditur kur kanë parë disa burra që besohet se u vranë nga afërsia pranë një muri në shtetin perëndimor Miqoakan të Meksikës.

Sulmi besohet se ka ndodhur në qytezën San Hose de Garsia, jo fort larg vendit ku po mbahej shërbimi funeral i nënës së një vrasësi të dyshuar, që punonte për kartelin Halisko, që lufton kaherë në beteja të përgjakshme me bandat rivale për të shtrirë ndikimin në këtë rajon.

Hetuesit e Zyrës së Prokurorisë së Miqoakanit po mbledhin dëshmi, por nuk kanë qenë në gjendje të dëshmojnë se sa persona janë vrarë, sepse sulmuesit kanë pastruar vendin e krimit, kanë larë trotuaret dhe kanë mbledhur të gjithë trupat.