Prokuroria e Manhattanit ka nisur një hetim ndaj presidentit Donald Trump dhe kompanive të tij, në lidhje me disa dyshime për mashtrime bankare dhe sigurimesh.
Duke paraqitur dokumente të reja për të nxitur kreun e Shtëpisë së Bardhë të paraqesë deklarata tatimore personale dhe të koorporatave për tetë vitet e fundit, Prokuroria e Manhattanit ka lënë të kuptohet se po heton presidentin dhe kompanitë e tij.
Lajmi u bë me dije nga gazeta New York Times, e cila shkruan se sipas asaj që dyshohet, presidenti amerikan mund të ketë rritur vlerën e pronave të tij për të marrë kredi më të mëdha bankare.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump arrin në gjykatë në New York, i quan mashtrim akuzat ndaj tij
-
Gjykata në New York: Trumpi kreu mashtrim
-
Ish-presidenti amerikan merret në pyetje pas akuzave për mashtrim
-
Kompania e Trumpit akuzohet se mashtroi bankat dhe autoritetet tatimore
-
Trumpi në rrezik financiar e politik shkaku i padisë së mundshme penale