Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy tërmete të fuqishme godasin Alaskën

Dy tërmete të forta e kanë goditur zonën kufitare mes Kanadasë dhe pjesës juglindore të Alaskës, ndërsa nuk ka raporte për dëme apo viktima, njofton AFP, duke iu referuar Institutit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti i parë ishte me fuqi prej 6.2 të shkallë të Rihterit, i cili u pasua nga një seri tërmetesh të vogla dhe një tërmet tjetër prej 6.3 shkallë Rihterit, transmeton Koha.net.

Tërmete të fuqive të këtilla mund të shkaktojnë “dëme të konsiderueshme në struktura të ndërtuara apo projektuara dobët”, thotë IGJ i SHBA-së.

Nuk ka për momentin raporte për humbje në njerëz apo dëme pronash nga tërmeti, që është një prej 13 mijë sosh të regjistruar në Alaskë këtë vit.