Dy tërmete me magnitudë 5,9 dhe 6 ballë Righter ranë sot në mëngjes me një interval të shkurtër pranë brigjeve të ishullit Sumba, në jug të arqipelagut indonezian, njoftoi instituti gjeologjik amerikan USGS.
Tronditja e parë u regjistrua në orën 23:59 GMT në një thellësi prej 10 km dhe rreth 40 km nga Sumba, ku jetojnë 750 000 persona.
Një tronditje e dytë me manjitudë 6 ballë Righter ra vetëm 15 minuta më pas në të njëjtën zonë në një thellësi prej 30 km.
Sumba ndodhet 1 600 km në jug të ishullit Sulavesti, ku një tërmet dhe cunami ka shkaktuar vdekjen e të paktën 1 234 personave sipas bilancit të fundit. /G.S/