Një helikopter është rrëzuar në Ukrainë, duke lënë të vdekur të dy personat që ishin në të, njoftuan zyrtarët.
Helikopteri u përplas dhe u kaplua nga zjarri. Ai drejtohej nga një kompani private që ofron spërkatje ajrore të kimikateve bujqësore.
Shkaku që çoi në përplasje nuk u bë i ditur, raporton AP.
Helikopterët e tipit Mi-2 janë të vegjël që kanë mbetur në shërbim në vendet ish-sovjetike por edhe në shtete rreth botës.
Artikuj të ngjashëm