Dy persona kanë mbetur të vdekur nga tymi që ka kapluar qytetin San Lorenzo në rajonin e Kalabrisë, si pasojë e vatrave të shumta të zjarreve që po mbërthejnë rajonin jugor të Italisë.
Sipas karabinierëve të angazhuar në fikjen e zjarreve, të vdekurit janë një grua dhe nipi i saj, të cilët po përpiqeshin që t’i fiknin flakët në ullishtën e tyre.
Gjithsej 57 vatra zjarresh kanë shpërthyer në gjithë Kalabrinë gjatë së premtes. Njëmbëdhjetë prej tyre u janë afruar rrezikshëm qyteteve më të vogla, përfshirë San Lorenzon.
Ndërkaq, zjarre masive po vazhdojnë që t’i shkrumbojnë pyjet afër zonave të banueshme edhe në Turqi, Greqi dhe Rusi.