Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur e 111 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 111 raste të reja. Në 24 orët e fundit janë bërë 854 testime

Nga të vdekurit është një 53-vjeçare nga Struga dhe një 80-vjeçar nga Prilepi. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë.

Numri total i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në 3025, ku 1646 prej tyre janë shëruar. Ndërkohë kanë vdekur 153 persona.

Në Serbi ka vdekur një person në 24 orët e fundit dhe janë raportuar 82 të infektuar të rinj.