Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e V. të hënën

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të hënën, duke çuar numrin e personave të vdekur në 5.509. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.101 testime, 143 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 32 pacientë, duke u bërë në total 150.556 të shëruar që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani pozitivë kanë rezultuar 158.164 persona, ndërsa janë kryer 1.022.293 testime.