Houston, 31 gusht – Dy shpërthime dhe shtëllunga tymi u sinjalizuan në uzinën kimike të Arkemas në Crosby, në Teksas, përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm shkaktuar nga stuhia, Harvey, njoftoi sot kompania.
“Rreth orës lokale 02:00, ne u njoftuam nga Qendra e Operacioneve Emergjente për dy shpërthime që vinin nga uzina Arkema në Crosby”, bëri të ditur grupi në një komunikatë.
Autoritetet kishin bërë evakuimin më parë në një perimetër prej rreth tre kilometra rreth uzinës, që prodhonte perokside organike, një përbërës që përdoret për prodhimin e plastikës dhe prodhimeve farmaceutike.
Arkema kishte njoftuar më parë se priste më të keqen, Zhytur nën 1,80 metra ujë dhe privuar nga energjia, uzina kishte humbur kapacitetin e ftohjes së materialeve, përballur me pasojën e një rreziku shpërthimi dhe zjarri.
-
Mbi 40,000 njerëz evakuohen pas rrjedhjes së një kimikati toksik në Kaliforni
-
Disa të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e municioneve në Tennessee
-
Një i vdekur e dhjetëra të lënduar nga një shpërthim në një fabrikë në Pennsylvania
-
Shpërthim në një fabrikë kimikatesh në Spanjë, alarm për 80 mijë banorë
-
Shkon në 6 numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën e tekilas në Meksikë