Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy policë patën shansin ta qëllonin sulmuesin në shkollën në Uvalde

Amerikania 10-vjeçare arrestohet, qëlloi për vdekje gruan që po përleshej me të ëmën

Dy oficerë policie të qytetit Uvalde humbën shansin për të qëlluar personin e armatosur jashtë shkollës fillore Robb përpara se ai të vazhdonte të vriste 21 persona brenda shkollës, tha një zyrtar i lartë në polici për New York Times të shtunën.

Kjo nënkupton një mundësi të dytë të humbur nga oficerët që të ndalonin Salvador Ramosin përpara sulmit të 24 majit brenda shkollës që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues. Zyrtarët thanë se policia e distriktit të shkollës kaloi me veturë pranë Ramosit pa e parë atë në parkingun e shkollës.

Oficerët e paidentifikuar, njëri prej të cilëve ishte i armatosur me një pushkë AR-15, thanë se kishin frikë se godisnin fëmijët që luanin jashtë shkollës, tha Ricardo Rios i Qarkut Zavalla.

Mundësia e oficerëve për të ndaluar Ramosin kaloi shpejt, ndoshta në sekonda, tha Rios.