Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy parashutistë të huaj humbin jetën në Maqedoni

Dy parashutistë të huaj kanë humbur jetën sot në Krushevë pasi kanë rënë nga lartësia në Meçkin Kamen.

Njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri i cili u lëndua rëndë u dërgua në Spitalin e Prilepit ku edhe ndërroi jetë disa orë më vonë, transmeton Alsat M.

Natalia Spirova nga MPB tha për MIA-n se të dy parashutistët e aksidentuar janë shtetas të huaj, njëri nga Ukraina e tjetri nga Anglia.