Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy oligarkë rusë gjenden të vdekur bashkë me familjet e tyre

Dy oligarkë rusë u gjetën të vdekur së bashku me gratë dhe fëmijët e tyre në një periudhë prej dy ditësh në dy anë të Evropës, njëri në Moskë e tjetri në Spanjë.

Vladislav Avayev, ish-zëvendës president i Gazprombank, u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri në banesën e tij në Moskë të hënën, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Departamenti i Hetimeve të Moskës nuk i dha emrat e viktimave në një deklaratë për rastin, por Tass tha se një burim i paidentifikuar konfirmoi identitetin e tyre.

Hetuesit në një deklaratë i dhanë më shumë mundësi teorisë së Avayev vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas edhe veten.

 

Edhe Pesë biznesmenë rusë janë vetëvrarë këtë vit, katër prej tyre të lidhur me Gazpromin Botë Pesë biznesmenë rusë janë vetëvrarë këtë vit, katër prej tyre të lidhur me Gazpromin

 

Në anën tjetër të Evropës, në Spanjë, një tjetër oligark, Sergei Protosenya, u gjet i varur, kurse gruaja dhe vajza e tij u goditën me thikë për vdekje, njoftoi televizioni spanjoll Telecinco.

Trupi i tij u gjet të martën. Pranë trupit të tij u gjet një thikë e gjakosur dhe një sëpatë.

Protosenya është ish-zëvendës president dhe llogaritari kryesor i Novatek, një kompani e madhe gazi që ka punuar ngushtë me Gazprombank.

Ai, gruaja dhe vajza e tij qëndruan në një vilë luksoze me qira në Lloret de Mar, një qytet bregdetar katalonjas, gjatë Pashkëve. Pasuria e tij vlerësohet në 400 milionë euro dhe familja e tij jetonte kryesisht në Francë.

Policia katalanase ka konfirmuar se po heton tri vdekje, pa përmendur emrat e viktimave.

Edhe Vdekjet e dyshimta të oligarkëve rusë Botë Vdekjet e dyshimta të oligarkëve rusë