Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy muaj pasi u sulmua vdes aktivisti opozitar rus

Politikani opozitar rus, aktivisti opozitar Aleksej Stroganov, ka vdekur pas dy muajve nga sulmi me një shufër metalike.

Stroganov ishte në koma pas sulmit dhe ka vdekur dje teksa ishte pa vetëdije, ka njoftuar Ilya Yashin.

Për vdekjen e aktivistit nuk ka pasur reagime të menjëhershme nga autoritetet ruse.

Yashin ka thënë se Stroganov ishte anëtar veteran i lëvizjes opozitare Solidarnosti, që ishte bashkëthemeluar nga Yashin në vitin 2008.

Yashin, që është një kritik i zëshëm i Kremlinit, i zgjedhur si udhëheqës i këshillit të qarkut në Moskë në shtator, ka thënë se autoritetet nuk e kanë hulumtuar sulmin nga personi i panjohur.