Dy javët e ardhshme do të jenë “absolutisht vendimtare” nëse izolimi në Angli do të përfundojë sipas planifikimit, më 2 dhjetor, ka thënë një këshilltar qeveritar.
Kryeministri ka thënë se masat aktuale do të “skadojnë” muajin e ardhshëm.
Anëtarja e Grupit Këshillues Shkencor për Emergjenca, Susan Michie i tha BBC-së se është herët për të ditur se me çfarë masa duhet të zëvëndesohen kur këto masa të përfundojnë në dhjetor.
Baret dhe restorantet ashtu si dyqanet që nuk janë esenciale janë detyruar të mbyllen përgjatë katër javëve në Angli.
Boris Johnson kishte insistuar se masat do të përfundojnë siç ishin paraparë, por ministri Michael Gove kishte deklaruar se masat mund të zgjasin edhe pas 2 dhjetorit.
Të premten, 376 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
-
Masat anti-COVID në Angli mund të përfundojnë këtë muaj
-
Anglia pritet të zgjasë masat kufizuese
-
Izolimi 4-javor në Britani mund të zgjasë më tepër se aq
-
Britania prezanton masa të reja kufizuese, thotë se do të mbesin në fuqi së paku gjashtë muaj
-
Anglia nuk do t’u kërkojë të izolohen të infektuarve me virus