Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy autobusë me emigrantë dërgohen te rezidenca e Kamala Harrisit në Washington

Dy autobusë që transportonin emigrantë u dërguan nga Teksasi në afërsi të rezidencës së zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, në Washington DC, të enjten, mes një mosmarrëveshjeje politike në rritje për imigracionin.

Një guvernator republikan i shtetit tha se masa ishte e qëllimshme dhe bëri thirrje për politika më të forta imigracioni.

Kjo vjen një ditë pasi Florida dërgoi emigrantë në ishullin e Massachusetts, raportoi BBC-ja të enjten.

Ndërsa tensioni politik mbi numrin e njerëzve që mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë rritet, shtete si Teksasi dhe Arizona kanë dërguar mijëra emigrantë në qytete si Chicago, New York dhe Washington DC, të cilat ata i akuzojnë se nuk zbatojnë plotësisht ligjet e imigracionit.

Ndonëse ekspertët ligjorë thonë se taktika ka të ngjarë të kundërshtohet në gjykatë, mbetet e paqartë se cila do të ishte baza ligjore për një sfidë të tillë.

Grupet e imigracionit si në Washington DC ashtu edhe në ishullin e pasur të Massachusetts, “Martha's Vineyard” thanë se atyre nuk u ishte dhënë një paralajmërim paraprak për të ardhurit.

Artikuj të ngjashëm