Dy avionë luftarakë evropianë u rrëzuan në Mecklenburg Vorpommern të Gjermanisë pas një përplasjeje në ajër.
Një pilot u shpëtua i gjallë, ndërsa një tjetër mbetet i zhdukur përderisa përpjekjet e kërkimit vazhdojnë, raporton Anadolu Agency.
Përplasja po ashtu u konfirmua nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, e cila bëri të ditur se incidenti ndodhi mbi qytetin Malchow me avionët që ranë në tokat pyjore.
Piloti i një avioni të tretë, i cili ishte dëshmitar i përplasjes, pa dy pilotët të cilët u hodhën me parashutë.
Artikuj të ngjashëm
-
Përplasen dy avionë ushtarakë francezë, dy të zhdukur e njëri pilot mbijetoi
-
Rrëzohet një aeroplan i vogël mbi tarracën e ndërtesës në Gjermani, dy të vdekur
-
Dy avionë përplasen gjatë një shfaqjeje në Francë
-
Vdesin tre danezë nga përplasja e një aeroplani në Zvicër
-
Një avion ushtarak përplaset në Turqi, vdesin dy pilotët