U ballafaqua me një valë kritikash, presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, i cili tha se kishte abuzuar seksualisht një shërbëtore kur ishte adoleshent.
Në një fjalim të tij ai pranoi se i ishte rrëfyer një prifti për këtë. Në anën tjetër, grupet për të drejtat e grave njoftuan se Duterte nuk është i përshtatshëm për pozitën e tij dhe duhet të japë dorëheqje.
E ky ishte vetëm një koment më shumë i pavend i presidentit filipinas. Grupet për të drejtat e njeriut pohojnë se komentet si këto të presidentit vetëm sa e përkrahin kulturën e përdhunimit, madje vënë në rrezik punëtoret e këtij lloji.
Artikuj të ngjashëm