Një dron ukrainas ka sulmuar Kurchatovin, një qytet në Rusinë perëndimore, ku gjendet një prej stacioneve më të mëdha bërthamore të vendit.
Sipas zyrtarëve rusë nga ky sulm nuk janë raportuar dëme në termocentral.
Guvernatori i qytetit, Roman Starovoit ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur mëngjesin e të premtes, kur një dron ukrainas kishte dëmtuar fasadën e një ndërtese, vetëm disa kilometra larg termocentralit bërthamor Kursk raporton Reuters.
Fillimisht ai kishte deklaruar se kishin qenë dy dronë, por më vonë ka sqaruar se bëhëj fjalë vetëm për një.
“Nuk ka viktima”, ka theksuar Starovoit.