Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Droni ukrainas shkatërron një bombardues supersonik rus

Një aeroplan bombardues rus me rreze të gjatë veprimi është shkatërruar në një sulm ukrainas me dron, raporton BBC.

Në fotot e postuara në rrjete sociale shihet aeroplani Tupolev Tu-22 në zjarr në bazën ajrore Soltsy-2 në jug të St. Petersburgut.

Moska ka njoftuar se droni është goditur, por arriti ta dëmtonte një aeroplan.

Bombarduesi Tu-22 mund të udhëtojë me shpejtësi dyfishë më të madhe se ajo e zërit dhe është përdorur shpesh nga Rusia në sulmet në qytetet në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se sulmi ka ndodhur në mëngjesin e të hënës.