Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dronët e lirë por vdekjeprurës të Turqisë që po forcojnë mbrojtjen e Ukrainës

Pavarësisht tre javëve të bombardimeve ruse, Ukraina ka mbajtur një mbrojtje të fortë të qyteteve të saj duke përdorur dronë të prodhuar nga Turqia për të kryer sulme ndaj pushtuesve me një efektivitet vdekjeprurës që ka habitur ekspertët ushtarakë perëndimorë, raporton AP të enjten.

Mjetet ajrore pa pilot Bayraktar TB2, të cilat mbajnë bomba të lehta, Turqia i ka shitur në më shumë se një duzinë vendesh, duke përfshirë Azerbajxhanin, Libinë, Marokun dhe Etiopinë.

Dronët kanë kryer sulme të papritura të suksesshme në fazat e hershme të konfliktit të Ukrainës me Moskën, përpara se rusët të ishin në gjendje të vendosnin mbrojtjen e tyre ajrore në fushën e betejës, ka thënë Jack Watling nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve me bazë në Londër.

“(TB2) nuk duhet të kenë një ndikim domethënës sepse janë avionë me lartësi mesatare, me fluturim të ngadaltë. Dhe rusët kanë sisteme shumë të afta të mbrojtjes ajrore, kështu që ata duhet të rrëzohen”, shtoi Watling.

Dronët kanë shënuar sukses edhe në rrjetet sociale. Videot ku shihen shkatërrimet nga ta të automjeteve ruse janë bërë mjet informimi i luftës në Ukrainë.

Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar, shpërndau një video të tillë dhe shkroi: “Mashallah”.

Edhe Nga 5 mijë metra lartësi, Bayraktarët mund të godasin objektivat dhe mund të vëzhgojnë Arbëri Nga 5 mijë metra lartësi, Bayraktarët mund të godasin objektivat dhe mund të vëzhgojnë

Turqia filloi shitjen e dronëve TB2 në Ukrainë në vitin 2019, dhe Kievi i ka përdorur për t’i luftuar separatistët e mbështetur nga Kremlini në rajonin e Donbasit.

Dronët – me çmim nën 2 milionë dollarë secili – prodhohen nga kompania Baykar, e cila i përket familjes së Selcuk Bayraktarit, dhëndrrit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.