Një oficer ushtarak paraguaian ka vdekur pasi u sulmua nga një dre i cili e kaloi një bri në gjoksin e tij ndërsa ai po shërbente në rezidencën presidenciale në kryeqytetin, Asunción.
Ndihmës rreshteri i këmbësorisë Victor Isasi Flecha, vdiq si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga kafsha, thuhet në një deklaratë nga forcat ushtarake të vendit të Amerikës së Jugut.
Dreri ishte një dre nga India, i cili ishte dhuruar në rezidencën presidenciale, tha për mediat drejtori i departamentit për kafshët e egra në Ministrinë e Mjedisit, Frederick Bauer.
Kamerat kapën momentin kur ushtari iu afrua drerëve dhe ai u sulmua.
“Për arsye të panjohura ai iu afrua zonës ku jetojnë kafshët dhe aty u sulmua. Nuk ka pasur kurrë ndonjë sulm të tillë më parë”, tha një zyrtar për gazetën ABC Color.
Flecha dukej se kishte bërë një lëvizje që e frikësoi kafshën, shtoi ai.