Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel e dëgjoi audioincizimin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, gjatë vizitës së saj në Turqi këtë javë, i kanë thënë të enjten agjencisë “Reuters”, dy burime.
Arabia Saudite fillimisht kishte mohuar të ketë pasur rol në zhdukjen e Khashoggit, më 2 tetor, por një zyrtar saudit në fund e ka pranuar se vrasja e tij në Konsullatën saudite në Stamboll kishte ndodhur pas një përpjekjeje të dështuar për ta kthyer atë në mbretëri, transmeton Koha.net.
Haspel, që vizitoi Turqinë të hënën, e ka dëgjuar audioincizimin e vrasjes së Khashoggit, sipas burimeve, që kanë folur me kusht anonimiteti.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë të entjen se Ankaraja i ka shkëmbyer të dhënat e veta me disa palë, që kanë kërkuar detaje shtesë. Ai u ka thënë gazetarëve se Turqia nuk e ka ndërmend që rastin ta dërgojë në ndonjë gjykatë ndërkombëtare, por se do t’i shkëmbejë të dhënat e veta, po qe se nis ndonjë hetim ndërkombëtar.
-
Drejtoresha e CIA-s e dëgjoi incizimin e vrasjes së Khashoggit gjatë vizitës në Turqi
-
Drejtoresha e CIA-s e dëgjoi incizimin e vrasjes së Khashoggit gjatë vizitës në Turqi
-
Drejtoresha e CIA-s shkon në Turqi për të hetuar vrasjen e Khashoggit
-
Cavusoglu: Incizimet gjatë vrasjes së Khashoggit, “të neveritshme”
-
SHBA ia kërkon Turqisë incizimin në konsullatë për rastin Khashoggi