Shefi i komunikimit i zyrës së kryeministrit britanik, Keir Starmer, Tim Allan, ka dhënë të hënën dorëheqjen nga posti i tij.
“Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar ndërtimin e një ekipi të ri.... I uroj kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses”, ka thënë ai në njoftimin e dorëheqjes.
Ai e ka marrë këtë vendim një ditë pasi dorëheqjen e tij e dha edhe shefi i stafit të Starmerit, Morgan McSweeney.
Dorëheqjet kanë ndodhur pas publikimit të miliona dosjeve në lidhje me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, e të cilat kanë zbuluar se ish-ambasadori britanik në Washington, Peter Mandelson, kishte lidhje me financierin e ndjerë amerikan.
Në arsyetimin e dorëheqjes së tij të dielën, McSweeney ka thënë se vendimi i Starmerit për të emëruar Peter Mandelsonin ambasador në SHBA në vitin 2024 ishte gabim.
Starmer po përballet me atë që gjerësisht shihet si kriza më e madhe e 18 muajve të tij në pushtet, për shkak të vendimit për ta bërë Peter Mandelsonin ambasador të Britanisë në Uashington në vitin 2024, ndërsa një numër i vogël deputetësh nga radhët e partisë së tij po vënë hapur në pikëpyetje gjykimin dhe të ardhmen e tij.
-
Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein
-
Vëllai i Mbretit Charles i kishte dërguar Epsteinit dokumente zyrtare britanike
-
Skandali Epstein: Starmerit i kërkohet të dorëhiqet, ai refuzon
-
Dosja Epstein - Jep dorëheqje shefi i stafit të Starmerit
-
Starmer zotohet të mos largohet nga posti i tij pavarësisht presionit