Vagit Alekperov, një nga njerëzit më të pasur në botë, ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi, Lukoil.
Edhe kompania Lukoil ka konfirmuar të enjten se Alekperov nuk do të jetë më drejtor dhe president i kompanisë, raporton CNN.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e dorëheqjes së tij nga kjo pozitë.
Dorëheqja vjen vetëm pak pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të ngrirë asetet dhe ndalim udhëtimi për shtetasin rus javën e kaluar, si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj bashkëpunëtorëve të presidentit Vladimir Putin si pasojë e luftës në Ukrainë.
Një burim i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Alekperov, i cili vlerësohet se ka një pasuri prej 16 miliardë dollarësh, dha dorëheqjen për të mbrojtur operacionet e Lukoil.
Lukoil është kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi pas firmës shtetërore Rosneft, duke prodhuar 2% të naftës së papërpunuar në botë dhe duke punësuar 100.000 njerëz.
-
Vdekjet e dyshimta të oligarkëve rusë
-
Të paktën tetë biznesmenë rusë kanë vdekur në rrethana të dyshimta në gjashtë muajt e fundit
-
Shefi i naftës ruse vdes në rrethana misterioze
-
Edhe një miliarder rus vdes në rrethana të paqarta
-
Prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi kërkon ndaljen e luftës në Ukrainë