Njëri nga politikanët më të njohur të partisë së Aleancës Demokratike në Afrikën e Jugut, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet për shkak të mënyrës së trajtimit të dallimeve racore brenda partisë.
Herman Mashbaba bëri befasi kur në vitin 2016 u bë njeriu i parë me ngjyrë që u bë kryetar i Johanesburgut që prej vitit 1994, transmeton KTV.
Në një konferencë për media, Mashbaba ka thënë se nuk mund të duronte dallimet racore në diskutimet për pabarazinë.
E Helen Zille, një politikane e racës së bardhë, ngjalli reagime të mëdha kur në vitin 2017 lavdëroi aspektet e kolonizimit në një mbledhje të partisë së Aleancës Demokratike.
Mashbaba tha se qëndrimet e saj janë në kundërshtime me sistemin partiak në të cilin besonte ai.
-
Janet Jackson kërkon falje për komentet raciste ndaj Kamala Harrisit
-
Personat me ngjyrë frikësohen se zgjedhjet mund ta rritin racizmin në Gjermani
-
Afera korruptive, politikanë të përfshirë në hetimin në Afrikën e Jugut
-
Paraqitja e fundit, Ardern merr pjesë në festën tradicionale indigjene
-
Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re, Ardern