Numri i martesave të fëmijëve është në rënie në mbarë botën, por me një ritëm shumë të ngadaltë kjo praktikë të eliminohet këtë shekull, ka thënë Unicef.
Në një raport të ri, Unicef mirëpriti paraprakisht reduktimin, por paralajmëroi se nuk ishte afër arritjes së qëllimit të zhvillimit të qëndrueshëm për të hequr botën nga praktika deri në vitin 2030.
“Lajmi i mirë është se martesat e fëmijëve kanë ardhur në rënie në të gjithë botën”, tha Claudia Cappa, autorja kryesore e raportit. “Në 10 vjetët e fundit, përqindja e martesave të fëmijëve ka rënë nga 23% në 19%. Megjithatë, kjo nuk është aq e shpejtë për të arritur objektivin e eliminimit të martesës së fëmijëve deri në vitin 2030, me më shumë se 12 milionë vajza nën 18 vjeç që ende martohen çdo vit. Pra, nëse gjërat nuk ndryshojnë, do të na duhen rreth 300 vite të tjera për të eliminuar plotësisht martesën e fëmijëve”.
OKB-ja vlerëson se 640 milionë vajza dhe gra që janë gjallë sot janë martuar para se të ishin 18 vjeç dhe se 12 milionë vajza bëhen nuse të reja çdo vit, raportoi Guardian.
“Martesa e fëmijëve ka shkaqe të ndryshme në vende të ndryshme, por shpesh ka të përbashkëta që lidhen me varfërinë dhe mundësitë e kufizuara për vajzat”, tha Cappa.
India në veçanti po bën përparim në reduktimin e martesave të fëmijëve. Normat e martesave të fëmijëve janë më të lartat në Afrikën perëndimore dhe qendrore.
-
Lindshmëria në botë po bie në mënyrë të paprecedentë, alarmon OKB-ja
-
Japonia u kërkon të rinjve të martohen
-
Italia në hall me rënien e natalitetit, kërkohet ndërhyrja e BE-së
-
Serbia ndër vendet me më së paku lindje në botë
-
UNICEF: 230 milionë gra dhe vajza në botë iu nënshtruan gjymtimit të gjenitaleve