Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Djali i Muhammed Ali ndalohet në aeroport për shkak se është mysliman

Djali i Muhammed Alis është ndaluar në aeroportin e Floridës për dy orë, ndërsa ka thënë se është ndaluar vetëm pse ishte mysliman, transmeton koha.net.

Muhammad Ali Jr është duke konsideruar një padi për shkak të ndalesës që i është bërë atij në aeroportin Fort Lauderdale-Hollywood, kur është kthyer nga Xhamajka më 7 shkurt.

Ai ishte së bashku me nënë e rij, Khalilah Ali, gruan e parë të Muhammad Ali, kur është ndaluar nga oficerët e emigracionit, transmeton koha.net.

Nëna e tij ka kaluar, por ai është ndaluar dhe dërguar në një dhomë të vogël, duke u marrë në pyetje për dy orë.

44-vjeçari Ali Jr. sipas TMZ është pyetur dy herë nëse ai është mysliman, e gjithashtu kur ka dorëzuar pasaportën në sportel.

Nëna e tij nuk kishte ide se ku ishte ai gjatë gjithë kësaj kohe/

Ali Jr është duke konsideruar që të padis Thesarin e SHBA-së dhe ata të Sigurisë Kombëtare për këtë incident.

Edhe Hyn në fuqi ndalesa për hyrjen në SHBA të qytetarëve të 12 vendeve Botë Hyn në fuqi ndalesa për hyrjen në SHBA të qytetarëve të 12 vendeve

Incidenti ka ndodhur vetëm katër ditë pasi një gjykatës federal ka ndaluar ligjin e Trump për ndalimin e emigracionit.

Ndalimi për të hyrë në SHBA është për emigrantë nga 7 vende me shumicë myslimane.

{gallery}