Më 9 nëntor 1938 nisi gjenocidi ndaj hebrenjve, i cili njihet si më i madhi në historinë njerëzore.
Po kjo filloi edhe më herët qysh në vitin 1933, e deri më 1945 u vranë miliona njerëz nga regjimi nazist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjithësi rreth 11 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në mizoritë e shtetit nazist.
Ky gjenocid u bë i njohur si Holokausti. Dhuna sistematike kundër popullit hebre filloi me “Kristallnacht”, masakër kjo që ndodhi më 9 nëntor 1938, kur shtëpitë e hebrenjve, dyqane dhe vende adhurimi u sulmuan në të gjithë territoret e pushtuara nga nazistët, përcjell kp.
Emri “Kristallnacht” do të thotë “Nata e xhamit të thyer”.
Dita Ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit shënohet për t’u bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërive për t’i dhënë fund urrejtjes.