Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit me datën 5 dhjetor shënohet në gjithë botën.
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së më vitin 1985, dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.
Shteti i Kosovës ka rininë më të re në Evropë, ky potencial i krijon Kosovës kushte të mjaftueshme për format e organizimit të të rinjve për punë vullnetare.
Për nder të kësaj dite sot në Kosovë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon aktivitetin e shënimit të 5 dhjetorit nga ora 11:15 në Amfiteatrin e madh në ndërtesën e Rilindjes. Si dhe Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizim Qytetar.
-
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
-
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
-
Gjashtë vullnetarë lajmërohen për t’i dalë në ndihmë stafit të zjarrfikësve të Prishtinës
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë
- BE-ja t’ia japë shansin Kosovës - pa status kandidati dyert janë të mbyllura