Parku i famshëm i Disneyland në Paris do të mbyllet përsëri në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së valës së dytë të koronavirusit, ka thënë kompania Walt Disney.
Disneyland në Paris ishte mbyllur edhe në mars për shkak të virusit, për t’u hapur pastaj në korrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParku do të mbyllet në fund të ditës së 29 tetorit.
Nën masat e kujdesit që ka marrë Franca, njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, përveç nevojave që të blejnë gjëra esenciale, medikamente brenda një ore në ditë.
Ata do të dalin në punë nëse punëdhënësit konsiderojnë se puna e tyre është e pamundur të bëhet nga shtëpia. Shkollat do të qëndrojnë të hapura.