Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Disa të vdekur nga zjarri në kampin e rohingyave

Një zjarr i fuqishëm ka kapluar të hënën kampin e refugjatëve rohingya në jug të Bangladeshit, duke shkatërruar disa shtëpi dhe ua shkaktuar vdekjen një numri të paspecifikuar personash.

Pamjet e kamerave të mediave lokale kanë shfaqur momentet kur flakët kanë mbërthyer kampin Balukhali, në rastin më të rëndë gjatë viteve të fundit, njofton AP-ja.

Mohammed Shamsud Douza, zyrtari kryesor i Qeverisë së Bangladeshit, përgjegjës për çështjet e refugjatëve, ka thënë se autoritetet janë përpjekur që ta vënë zjarrin nën kontroll.

Refugjatët që ndodheshin brenda kampit kanë thënë se shumë shtëpi janë djegur tërësisht dhe se një numër i madh personash kanë vdekur, porse as autoritetet dhe as UNHCR-ja nuk kanë mundur ta konfirmonin shifrën e saktë.

Ndërkaq nuk është konstatuar as shkaktari i zjarrit.

Artikuj të ngjashëm