Samoa, Kiribati Zelanda e Re dhe Australia janë shtetet ndër të parat që presin vitin e ri.
Banorët në Zelandën e Re dhe Australi tashmë e kremtuan fillimin e vitit të ri me spektakle fishekzjarrësh.
Nga Kulla Sky 328 metra e lartë në Aukland vizitorët kënaqeshin me mrekullinë e fishekzjarrëve. Zelanda e Re është shteti i parë në botë që kremton vitin e ri.
E, sipas këshillit të kryeqytet në Zelandën e Re, spektakli prej 500 kilogramë mjetesh piroteknike, është më i madhi në hemisferën jugore.
Ndërkaq, stuhia dhe vonesat e shumta të trenave nuk e kanë prishur atmosferën për festë në Sidnej.
Pas Australisë, viti i ri vjen në Japoni, Korenë Jugore, Veriore, Filipine e Kinë.
Artikuj të ngjashëm