Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

​Zjarr masiv në Greqi, evakuohen disa fshatra

Disa rajone të Greqisë janë duke u përball me zjarre.

Zjarrfikësit arrestuan një person për zjarrvënie të qëllimshme për zjarrin që shpërtheu sot në Manikia, Evia.

Ndërkohë, gjatë natës u raportuan zjarre të reja në të njëjtin rajon në Kymi-Aliveri.

Disa fshatra u evakuan, ndërsa forcat zjarrfikëse nga rajonet e tjera u thirrën për ndihmë.

Në këto moment është duke u zhvilluar një operacion zjarrfikës, përfshirë 98 zjarrfikëse me një ekuipazh prej 185 anëtarësh.

Edhe Greqia lufton me zjarret në Evia, Kreta nën kontroll Botë Greqia lufton me zjarret në Evia, Kreta nën kontroll

Në këtë operacion marrin pjesë edhe katër aeroplanë zjarrfikës dhe 3 helikopterë që lëshojnë ujë për fikjen e zjarreve./ATSH/